Instituti i Gjuhës Turke fjalor në gjuhën shqipe dhe maqedonase

Mos i humb

Kreu i Institutit të Gjuhës Turke (TDK), Prof. Dr. Mustafa Kaçalin thotë se kanë filluar punimet për fjalor në gjuhën shqipe dhe arabe. Ai tha se këto dy fjalorë do të jenë gati brenda 3 ose 4 vitesh.

Kaçalin në deklaratën për Agjensinë Anadolli tha se përgatitja e një fjalori është proces tejet i gjatë dhe se kuadri ekspert është duke zhvilluar një punë të përpiktë.

Ai thekson se për fjalorët ka nevojë në çdo segment të jetës. “Fjalorët në gjuhën bullgare dhe maqedonase janë në fazën e botimit. Ndërsa për ato arabisht dhe shqip kemi filluar punimet. Këto dy fjalorë do të jenë gati për 3 ose 4 vite. Nuk mjafton jeta e njeriut për punim të një fjalori”, tha Kaçalin.

Ai tregoi se një pjesë e madhe e punimeve të tyre lidhur me fjalorin në gjuhën shqipe kanë përfunduar.

“Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, struktura dhe kufijtë e botës pas vitit 1990 kanë ndryshuar. Kemi njerëz tanë në Ballkan me të cilët më parë kemi patur kontakte. Nëse dëshironi t’i kontaktoni ata duhet të keni fjalor, por nuk ka”, tha Kaçalin./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit