“Frikësimi i mediave mbron pandëshkueshmërinë”, Meta: Korrupsioni galopant dhe kapja e shtetit kanë dëmtuar rëndë sigurinë kombëtare

Mos i humb

Duke marrë shkas nga vendimi i Prokurorisë për ndalimin e publikimeve rreth çështjes së hakerimit të emaileve, vjen një nga kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ky i fundit përmes një mesazhi në “Facebook”, thekson se liria e mediave është vendimtare për të garantuar transparencën dhe llogaridhënien. Sipas Metës, korrupsioni galopant dhe kapja e shtetit kanë dëmtuar rëndë edhe sigurinë kombëtare.

MESAZHI I METËS
Liria e mediave është vendimtare për të garantuar Transparencën dhe Llogaridhënien. Frikësimi i mediave dhe gazetarëve synon të mbrojë nga pandëshkueshmëria përgjegjësit e vërtetë të cënimit të sigurisë kombëtare.

Korrupsioni galopant dhe kapja e shtetit kanë dëmtuar rëndë edhe sigurinë kombëtare.

Akti i fundit i Prokurorisë nën diktatin e Kryeministrit fajtor veçse do të kontriubojë në përkeqësimin e pozitës të Shqipërisë lidhur me lirinë e medias.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit