Fshati italian Santo Stefano di Sessanio po iu ofron qytetarëve deri në 40.000 euro për të jetuar atje dhe të fillojnë një biznes. Fshati mesjetar në Abruzzo ka vetëm 115 banorë dhe rreth gjysma e tyre janë të moshuar, ndërsa më pak se 20 janë nën moshën 13 vjeç.
Këshilli i qytetit do t’ju paguajë banorëve të rinj një tarifë mujore për tre vjet, deri në një maksimum prej 8,000 eurosh në vit si dhe një kontribut prej 20.000 eurosh për të nisur një biznes. Rreth 1.500 njerëz kanë aplikuar që nga 15 Tetori.

Por aplikantët duhet të jenë të moshës midis 18 dhe 40 vjeç si dhe të jenë shtetas të BE-së, pse të kenë të drejtën të qëndrojnë në BE për një periudhë të pacaktuar. Kryetari i Bashkisë, Fabio Santavicca shpreson që ky projekt, nëse shkon mirë, mund të aplikohet dhe nga qytete të tjera të vogla.
“Për ta rikthyer Santo Stefano në jetë dhe për t’i dhënë një jetë të re, më shumë forcë ekonomike dhe sociale, ne kemi nevojë për njerëz më të rinj. Ne thjesht duam të bëjmë gjëra që do të lejojnë që fshati të vazhdojë të jetojë.”, tha Santavicca. /abcnews.al





