Fshehën për disa ditë fëmijën 3 vjeç, gjykata liron nga qelia gjyshin dhe kunatin e tij

Mos i humb

DURRËS-Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë nga arresti me burg në arrest shtëpie për dy të arrestuarit, në lidhje me ngjarjen e 3-vjeçarit në Durrës, I cili u rrëmbye prej tyre dhe u mbajt i fshehur për disa ditë radhazi.

Bëhet fjalë për gjyshin e fëmijës 3 vjeç, Rexhep Gjuni dhe kunatin e tij Arben Selaj. Kështu, ata nuk lejohen të dalin nga shtëpia dhe as të takohen me persona të tjerë, përveç familjarëve që jetojnë me ta.

Gjuni dhe Selaj akuzohen nga prokuroria se kanë kryer veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim.

Më 16 prill 2024 nëna e 3-vjeçarit Ile Gjuni denoncoi zhdukjen e të birit.

Pas arrestimit, Rexhep Gjuni ka dhënë arsyet, që sipas tij e kanë detyruar ta merrnin nipin e tyre dhe ta mbanin të fshehur.

“Nusja na kërcënoi se nuk do ta shikonim më nipin pasi do largoheshin së bashku më të jashtë shtetit. Prandaj edhe ne vepruam në këtë mënyrë. E kemi dritën e syve, nuk jetojmë dot pa të”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit