Furnizoi me armë terroristin që shkaktoi tragjedinë në Nice, ekstradohet 28-vjeçari shqiptar në Francë

Mos i humb

Gjykata e Apelit në Napoli urdhëroi ekstradimin në Francë të 28-vjeçarit shqiptar Endri Elezi.

Shqiptari është arrestuar mbrëmjen e 21 prillit në Sparanise, në zonën e Caserta, pasi akuzohet nga autoritetet franceze se ka furnizuar me pistoletë dhe një pushkë Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, autorin e sulmit terrorist të kryer në Nice në 14 korrik 2016, i cili mori jetën e tetëdhjetë e gjashtë njerëzve.

Në masakrën e 14 korrikut të vitit 2016 në Nice të Francës, humbën jetën mbi 80 persona dhe qindra të tjerë u plagosën, kur një kamion qëlloi mbi turmën e mbledhur për të festuar ditën e kombëtare të 14 korrikut.

Dorëzimi i 28-vjeçarit në Francë u bë për tu gjykuar për krimet e mbajtjes dhe shitjes së paligjshme të armëve të luftës. Gjykata gjithashtu vërtetoi që Elezi nuk është përgjegjës për krimet e masakrës ose terrorizmit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit