Masakër e policisë në Brazil, 25 të vrarë gjatë blicit antidrogë!

Mos i humb

Një betejë e përgjakshme tronditi Rio de Janeiron në Brazil, ku autoritetet mburren se blici policor arriti të eliminojë me sukses dhjetëra kriminelë, por rezidentët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se forcat e rendit e kaluan masën.

Mbrëmjen e së enjtes, me dhjetëra policë mësynë lagjen e varfër të Jacarezinhos në veri të qytetit. Shënjestra e tyre ishin trafikantët e drogës së njërës prej organizatave më famëkeqe të krimit në vend, Comando Vermelho. Luftimet lanë pas 25 të vdekur, një efektiv dhe 24 persona të përshkruar nga policia “ si kriminelë”. Sipas analistëve megjithatë, pati një anomali në operacion më të përgjakshëm që ka ndërmarrë ndonjëherë policia e Rios.

Ai ngriti pikëpyetje të mëdha mbi shprehjen e njohur vendase “ krimineli është i mirë vetëm i vdekur”. Një ndjenjë e zjarrtë për vendosjen e rendit dhe ligjit nxiti në 2018 suksesin presidencial të ish kapitenit ushtarak, Jair Bolsonaro, i cili është dhe vetë nga Rio. Ai grumbulloi mbështetje nga një pjesë e madhe e popullsisë me thirrjet për të zvogëluar kufizimet ligjore në përdorimin e forcës vdekjeprurëse të policisë kundër krimit.

Por dëshmitarë okularë Jacarezinhos thonë se panë të qëlloheshin dhe njerëz të paarmatosur e flitet dhe për ekzekutime të mirëfillta, ndërsa për rivalin politik të Bolsonaros, ish presidentin Luiz Inácio Lula da Silva, një operacion që shkakton kaq shumë vdekje nuk mund të justifikohet me sigurinë publike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit