Garo: Denoncimet e opozitës i zbulon rastësia dhe jo drejtësia

Mos i humb

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo deklaroi sot se, “Shqipëria është në pikën ku denoncimet e faktuara të opozitës i zbulon rastësia dhe jo drejtësia”.

“Superskandali ku është përfshirë një pastruese e thjeshtë, me një akt të paligjshëm, nuk është historia e një gruaje që vjedh klientët e saj. Rozeta Dobi me këtë akt hoqi kapakun e pusetës të llumit qeveritar në krye të të cilit qëndron Edi Rama”, tha Garo në një konferencë për shtyp.

“Shqipëria është në pikën ku denoncimet e faktuara të opozitës i zbulon rastësia dhe jo drejtësia, e cila nuk e kryen punën e saj por, por ka si mision mbrojtjen e punëve të zeza të qeverisë”, theksoi Garo.

“Rozeta Dobi është vetëm incidenti që i hoqi kapakun pusetës së llumit të qeveritarëve e zyrtarëve të Edi Ramës, patronazhistëve të tij, qe vjedhin çdo minutë, çdo orë, çdo ditë dhe muaj të vitit, miliarda e miliarda euro nga taksat, tatimet, tenderët, prokurimet, doganat dhe pasuritë publike te qytetarëve”, tha Garo.

Nga ana tjetër, vijoi Garo, “Alda Klosi nuk është thjesht një zyrtare që ka punuar për Arben Ahmetajn, apo Edi Ramën. Ajo është dora, firma dhe skema ku Arben Ahmetaj dhe Edi Rama kanë vjedhur qindra miliona euro. Vini re se ajo ka qenë e angazhuar në detyra të larta në tre nga sektorët më korruptivë të tranzicionit 30 vjeçar në Shqipëri: rindërtimin, djegësat dhe koncesionet”.

“Partia Demokratike ka bërë detyrën e saj publike dhe do të vazhdojë ta bëjë. Me të gjitha mjetet në dispozicion, që nga fjala e deri te ‘rezistenca e çarmatosur’, ne do të vazhdojmë të targetojmë ata që vjedhin popullin, dhe kanë aq shumë para sa për të bërë milionere edhe pastrueset. Përballë kësaj neverie ikin shqiptarët, duke rrezikuar jetën. Përballë kësaj drame kombëtare, Partia Demokratike u bën thirrje shqiptarëve të ngrihemi e të largojmë Edi Ramën! Të ngrihemi dhe t’i dalim zot Shqipërisë”, përfundoi Garo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit