Gashi: Kërkesa për shfuqizimin e Speciales e vonuar

Mos i humb

Avokati Tomë Gashi ka deklaruar që kërkesa për shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale, ndonëse e vonuar, është e qëllimshme.

Gashi deklaroi që është rritur frika tek personat që pretendohet të jenë të akuzuar apo të njëjtin dëshirojnë të fuqizojnë rolin e tyre për të negociuar.

“Me Gjykatën Speciale i kemi krijuar dëm të madh vetes. Kërkesa për shfuqizim është e vonuar, mirëpo është e qëllimshme ngaqë jemi në prag të arrestimeve të para” ka thënë Gashi në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës.

Sipas avokatit Gashi kjo gjykatë mund të zhbëhet, mirëpo në të njëjtën mënyrë siç është bërë, që do të thotë përmes ndryshimeve kushtetuese, kjo ngaqë është dërguar një pjesë e sovranitetit të Kosovës jashtë vendit, njofton Klan Kosova.

Ai ka thënë se në vitin 2015 ka pasur deklarata, sipas tij, triumfuese të disa politikanëve kosovarë rreth listave të përfolura, duke shtuar se nuk u frikësohen atyre.

“Ka pas prej atyre që kanë thënë se do të sakrifikoheshin për Kosovën. 10 apo 15 raste ta dëshmojnë vetveten dhe të mbeten konsistent me deklarata e vitit 2015”, ka shtuar ai.

Duke folur për iniciativën për shfuqizimin e Speciales, Gashi ka thënë se ajo veç formalisht nuk është e Kosovës.

“Nuk mund ta ndalin pasi duhet të ketë ndryshime kushtetuese. OKB nuk merret me formimin e gjykatës, sepse e kemi ne atë”, ka shtuar ai.

“Jemi tepër të rrezikuar, tepër të izoluar. Izolimi sjell pasoja shkatërrimtare në rini, kur jemi të thurur me gardh”, ka deklaruar Gashi./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit