Kritikut të Putinit nuk i lejohet të garojë për president

Mos i humb

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rusi sot e ka refuzuar kërkesën e aktivistit antikorrupsion dhe liderit opozitar, Aleksei Navalny, për të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale kundër presidentit aktual, Vladimir Putin, në muajin mars të vitit të ardhshëm, duke thënë se ai nuk ka të drejtë të jetë kandidat për shkak të dënimit penal.

Komisioni tha se vendimi, me të cilin Navalny ishte dënuar me kusht dhe i cili shumë herë është përshkruar si i motivuar politikisht, nënkupton se ai nuk mund të garojë për president.

Prej 13 anëtarëve të komisionit, 12 kanë votuar kundër lejimit të Navalnyt për pjesëmarrje, përcjell rel.

Një anëtar i komisionit ka abstenuar, duke e cituar mundësinë e konfliktit të interesit.

Pas këtij vendimi, Aleksei Navalny ka kërkuar nga mbështetësit e tij që t’i bojkotojnë zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit