Gaza: Parcelat e famshme me agrume nën kërcënimin e zhdukjes

Mos i humb

MUHAMMED EBU DUN

Parcelat e agrumeve në Rripin e Gazës në Palestinë, çdo ditë e më shumë po përballen me rrezikun e zhdukjes për shkak të sulmeve të shpeshta dhe bllokadës së Izraelit, raporton Anadolu Agency (AA).

Parcelat e famshme të agrumeve në rajonin Beit Hanoun në Rripin e Gazës, ku dominon ngjyra e gjelbër me atë portokalli, po pakësohen çdo ditë e më shumë për shkak të shkeljeve izraelite që dëmtojnë tokat bujqësore në zonat kufitare.

Fermeri palestinez Ayid Ebu Ramazan për AA tha se hyrja shpeshtë e forcave izraelite me buldozerë në parcelat bujqësore dhe me agrume, kryerja e operacioneve ushtarake dhe kufizimi i tokave për parcela bujqësore dhe agrume e kanë kthyer Gazën nga eksportues në importues të agrumeve.

Izraeli përpiqet të eliminojë bujqësinë në Gaza

“Izraeli përpiqet në mënyrë sistematike të eliminojë bujqësinë në Gaza. Struktura e tokës prishet nga bombat me përmbajtje të lëndëve radioaktive që përdoren nga Izraeli në sulmet në Gaza dhe nga ilaçet që ai spërkat për insektet në tokat bujqësore”, tha Ramazan.

Ramazan theksoi se për shkak të kësaj dukurie negative ka rënë prodhimi i agrumeve duke arritur në një pikë ku nuk mund të përballojnë as nevojat e tregut të brendshëm. Ai shtoi se tashmë Gaza ka arritur në një pikë ku ajo importon agrume.

Sipas të dhënave zyrtare të raportuara në Palestinë, sasia e eksportimit të agrumeve në periudhën mes viteve 1994-2006 ka rënë më shumë se 90 për qind.

Sasia e agrumeve të eksportuara në vitin 1994 në Gaza ishte në 89.307 tonë, ndërsa në vitin 2006 kjo sasi ka rënë në 1.733 tonë.

Fermerët e Gazës kanë filluar mbledhjen e mandarinës

Fermerët palestinez në Beit Hanoun kanë filluar të mbledhin prodhimet e tyre pasi javët e kaluara në Rripin e Gazës ka filluar mbledhja e mandarinës së llojit ‘Klemantin‘.

Sezoni i mbledhjes së agrumeve në Gaza fillon në mesin e vjeshtës dhe vazhdon deri në fund të dimrit. Në mesin e llojit të agrumeve në qytet janë “portokalli, mandarina, limoni dhe greifurti”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit