Zyrtari libian shpreson se Biden i SHBA-ve do të mbështesë përpjekjet e stabilitetit

Mos i humb

Ministri i Punëve të Brendshme i Libisë, Fathi Bashagha, ka shprehur shpresë se presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Joe Biden, do të mbështesë përpjekjet për të arritur stabilitetin në vendin e tij të shkatërruar nga lufta, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Shpresojmë që administrata e re të ketë një rol të madh në stabilitetin dhe pajtimin e Libisë”, tha Bashagha në një intervistë për Associated Press.

Bashagha theksoi se SHBA luajti një rol të rëndësishëm në vitin 2016 në luftën kundër grupit terrorist DEASH në qytetin bregdetar Sirte.

Ai tha se qeveria e tij i ka thënë Rusisë se Libia është e gatshme për bisedime nëse largohen mercenarët e mbikëqyrur nga Rusia (Grupi Wagner).

Ministri libian po ashtu tha se qeveria e tij planifikon një goditje ndaj militantëve dhe kontrabandistëve të qenieve njerëzore në Libinë perëndimore në bashkëpunim me Turqinë. Ai po ashtu ftoi SHBA-të të ndihmojnë në këtë goditje.

Qeveria libiane po lufton me milicët e komandantit ushtarak, Khalifa Haftar, që nga prilli i vitit 2019 në një konflikt që ka marrë mijëra jetë.

Nën një pakt sigurie të nënshkruar vjeshtën e vitit 2019, Turqia ka ndihmuar qeverinë legjitime të Libisë në luftën e saj.

Më 23 tetor, palët ndërluftuese ranë dakord për një armëpushim nën ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara (OKB) për të hapur rrugën për një dialog politik dhe zgjidhje. Megjithatë, milicët e Haftar-it rregullisht kanë thyer armëpushimin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit