Gazetarët e Kosovës kërkojnë lirinë e shprehjes dhe siguri

Mos i humb

Liria e shtypit në Kosovë po vazhdon të mbetet në nivele të njëjta si në vitet e kaluara.

Me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka protestuar sot tek sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë me moton “Mos ndëshkimi vret Lirinë e shprehjes”, raporton Kosova Post.

Përfaqësuesja e AGK-së, Majlinda Aliu tha se kjo ditë nuk e gjen Kosovën në gjendje të mirë sa i përket sigurisë së gazetarëve në punën e tyre.

“Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së shtypit, ne si Asociacion i Gazetareve kemi organizuar këtë sot në protestë për të shfaqur edhe njëherë shqetësimet që kemi me kushtet e gazetareve. Fatkeqësisht kjo ditë nuk e gjen Kosovën në gjendje të mirë sa i përket sigurisë së gazetareve, ne në AGK gjatë tërë vitit kemi pranuar ankesa të shumta nga kolegët tanë, sa i përket pengesave në punën e tyre. Ankesat e tyre kanë qenë me të ndryshme si nga ato të pengimit në hyrje në institucionet publike, qasje në informacione dhe dokumente zyrtare, në ofendim, linçim publik të gazetarëve dhe kërcenim me jetë të gazetarëve si dhe me e keqja kemi pasur edhe sulme fizike ndaj gazetarëve, sigurisht që ne kemi reaguar si organizatë gjatë gjithë kësaj kohe, ndaj këtyre sulmeve ndaj gazetarëve duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të marrin masa në adresimin e tyre”, ka thënë Aliu.

Poashtu, Aliu ka bërë të ditur që brenda 5 muajve në AGK janë paraqitur 8 raste të kërcënimit, sulmeve fizike dhe dëmtimit të pronës ndaj gazetarëve.

Aliu bëri thirrje tek organet e drejtësisë që të merren me seriozisht me rastet e jo t’i zvarrisin ato.

“Sot në Ditën Ndërkombëtare të shtypit ne kemi zgjedhur moton “Mos ndeshkimi vret lirinë e shprehjes”, bëjmë thirrje të organet e drejtësisë që të merrem me seriozisht me rastet e gazetarëve kur ka sulme apo kërcenime ndaj gazetarëve dhe të marrin verdikte dhe jo të zvarrisin ato siç ka ndodhur deri me tani. Vetëm brenda këtyre 5 muajve ne AGK kemi pranuar 8 raste të kërcënimeve,sulmeve fizike dhe dëmtimit të pronës së gazetarëve. Për të gjitha këto raste janë njoftuar organet e sigurisë dhe të hetuesisë. Por gjkatat nuk po tregohen shumë efikase për të ndërmarrë diqka për ti shty këto land për të marrë vendime konkrete që ti mbrojnë drejtat e gazetarëve”, tha Aliu.

Për me tepër nga e gjithë kjo, Prokuroria e shteti ka vendosur një prokurorë që do të merret me rastet e gazetarëve, gjë që është pozitive për Kosovën ka thënë Aliu.

“Një gjë e mirë që ka ndodhë gjatë kësaj kohë është që Prokuroria e shteti ka vendosur që të përcaktojë një prokurorë që do të merret ekskluzivisht me rastet e gazetarëve kur ka kërcenime, apo sulme ndaj gazetarëve, kjo është një gjë pozitive dhe ndoshta kjo ka qenë një indikatorë që sivjet Kosovën e ka vë në raportin e reportereve pakufij, katër vende më lartë se sa vitin e kaluar, tani jemi në vendin e 79-të, por që ende nuk ka lënë të kënaqur sepse vazhdojnë të kemi probleme të shumta përveç sigurisë ndaj punës së gazetarëve ka edhe problem tjera siç janë ato të financimit të qëndrueshëm, të pronësisë së mediave, çështje që kërkojnë adresim dhe zgjidhje me të shpejt”, tha Aliu.

Edhe gazetarët serbë në Kosovë i’u kanë bashkangjitur protestës së sotme të Asociacionit të Gazetarëve në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së shtypit.

I pranishëm në këtë protestë ishte edhe Kryetari i Asociacioni të Gazetarëve Serbë në Kosovë, Budimir Nuçiq i cili ka kërkuar që të ketë liri të shprehjes dhe siguri për gazetarët derisa ka ngritur shqetësime për vrasjet e shumë gazetarëve shqiptarë por edhe serbë.

Ai ka kërkuar zbardhjen e të gjitha rasteve të vrasjeve të gazetarëve që kanë ndodhë në Kosovë./Kosova Post./

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit