Mbahen zgjedhjet lokale në Angli

Mos i humb

 

 

Votuesit në Angli janë drejtuar drejt kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit lokal në zgjedhjet e dyta serioze që kur referendumi Brexit i vitit 2016 ndryshoi mjedisin politik në Britani të Madhe.

Sipas Komisionit Zgjedhor, zgjedhjet do të mbahen për të gjitha 32 lagjet e Londrës, 34 qytete metropolitane, 68 këshillat e rretheve dhe lagjeve dhe 17 autoritete unitare.

Votuesit gjithashtu do të zgjedhin kryetarët e bashkive Hackney, Newham, Lewisham, Watford dhe Tower Hamlets.

Po ashtu, në proces janë edhe zgjedhet parlamentare të ndërkohshme në West Tyrone.

Zgjedhjet mbahen vetëm në Angli, për 4.370 ulëse në rreth 150 këshilla.

Zgjedhjet e mëparshme ishin zgjedhje të parakohshme parlamentare të mbajtura qershorin e kaluar, një vit pas referendumit në të cilin votuesit britanikë vendosën për ta braktisur Bashkimin Evropian pas 44 viteve si anëtar.

Në ato zgjedhje, kryeministrja Theresa May pësoi rënie të pjesshme, kur Partia Konservatore e saj humbi 13 vende si dhe shumicën parlamentare.

Partia Laburiste rriti votat e saj me gati 10 për qind, duke fituar 32 vende shtesë në parlament, kurse Partia Nacionaliste Skoceze gjithashtu humbi 19 vende.

May u detyrua të bie dakord për një marrëveshje me Partinë Unioniste Demokratike të Irlandës së Veriut (DUP) për të ruajtur shumicën parlamentare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit