Gërvalla viziton sot Maqedoninë e Veriut

Mos i humb

Bëhet e ditur se ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla, këtë të premte do të realizojë vizitën e parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Gërvalla do të pritet në takim nga krerët institucionalë.

Referuar Ambasadës së Kosovës në Shkup thuhet se tema kryesore e takimeve që do të zhvillojë ministrja Gërvalla atje do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.

“Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, SH.S.Znj. Donika Gërvalla, nesër do të zhvillojë vizitën e parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ajo do të pritet nga krerët institucionalë, Presidenti Pendarovski, Kryetari i Kuvendit Xhaferi, Kryeministri Zaev, zëvendëskryeministri i Parë Grubi dhe ministri i Jashtëm Osmani.

Temë kryesore e takimeve do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha të tjera të interesit të përbashkët.

Ministrja gjithashtu do të ketë agjendë të ngjeshur me aktivitete të tjera me institucione lokale dhe aktivitete kulturore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit