Gjatë demonstratave në Bregun Perëndimor plagosen dhjetëra palestinezë

Mos i humb

Gjatë demonstratave në Bregun Perëndimor për shkak të vendimit të presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, që të njeh Jerusalemin si “kryeqytet të Izraelit”, janë plagosur 49 persona.

Demonstratat janë mbajtur edhe në Hebron, në të cilat intervenoi ushtria izraelite. Siç raportuan dëshmitarët okularë, ushtarët përdorën gaz lotsjellës dhe municion, ndërsa palestinezët përdorën gurë. Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës njoftoi se janë plagosur 49 palestinezë.

Protesta janë mbajtur edhe në Jerusalemin Lindor, dhe Qendrës Kulturore Amerikane. Përleshja mes demonstruesve dhe policisë erdhi kur palestinezët tentuan të hyjnë në Qendër.

Trump në konferencën për gazetarët të mbajtur mbrëmë tha se ka ardhur koha që Jerusalemi zyrtarisht të njihet si “kryeqytet i Izraelit”. Presidenti amerikan me këtë rast tha se tashmë ka urdhëruar administratën amerikane që të fillojë përgatitjet e zhvendosjes së ambasadës së SHBA-ve nga Tel Avivi në Jerusalem./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit