Kroaci, konferencë e agjencive për pagesa të vendeve nga rajoni

Mos i humb

Ministri i Bujqësisë së Kroacisë Tomisllav Tolushiç hapi konferencën ndërkombëtare të agjencive për pagesë të vendeve nga rajoni me të cilat Kroacia do të ndajë përvojën e fituar në periudhën e paraaderimit.

Konferenca e agjencive për pagesa të vendeve nga rajoni ka tubuar pjesëmarrës nga Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia dhe Turqia, ndërsa qëllimi i konferencës është të nxisë bashkëpunimin në fushat me interes të përbashkët siç janë fondet e BE-së dhe politikat e përbashkëta bujqësore.

Tolushiç theksoi se Kroacia, në raport me vendet e pranishme në takim, ka agjencinë më të mirë të pagesave në sektorin e bujqësisë, por edhe një nga më të mirat në Bashkimin Evropian (BE).

Ai vuri në dukje se Kroacia kishte një fazë shumë të gjatë para pranimit në BE dhe se ka një numër të madh ekspertësh të arsimuar në fushën e bujqësisë, por si përvojë ajo duhet të ofrojë edhe gjërat negative, tha ai, që Kroacia i përjetoi në periudhën e kaluar.

“Mendoj se mund të ndihmojmë fqinjët tanë, pikërisht për këtë shkak është kjo konferencë, që të shfrytëzojnë këto njohuri që kemi, t’i transmetojmë dhe ata të jenë të shpejtë dhe efikas në zbatimin e reformave, por edhe në tërheqjen e parave, në rastin e tyre nga fondet para-aderuese të BE-së që u qëndrojnë në disponim”, tha Tolushiç.

Në hapjen e konferencën mori pjesë edhe delegacioni zyrtar i Ministrisë së Bujqësisë së Republikës së Maqedonisë dhe Agjencia për pagesa e Maqedonisë dhe drejtori i kësaj agjencie, Nikolla Babovski.

“Ne filluam diku së bashku, por ju shkuat më shpejtë, tashmë jeni anëtar të BE-së dhe çfarë ka vazhduar në periudhën e para anëtarësimit, kjo përvojë është shumë e rëndësishme për ne, sepse të gjithë duhet ta kalojmë atë”, deklaroi Babovski, drejtor i Agjencisë pagesore të Republikës së Maqedonisë.

Ai theksoi rëndësinë e përvojës së zbatimit të masave që Kroacia përdor për të lehtësuar prodhimin bujqësor dhe mundësinë për të zgjeruar burimet që Maqedonisë tani i mungojnë.

“Të gjitha këto përvoja do të na ndihmojnë që me ju sa më parë të bëhemi anëtare të BE-së”, tha Babovski.

Ministrat e Bujqësisë të Kroacisë dhe Maqedonisë, Tomisllav Tolushiç dhe Ljupço Nikollovski do të nënshkruajnë sot memorandum të ri bashkëpunimi për bashkëpunim të dy agjencive për pagesa i cili do të mundësojë shkëmbim më të mirë të përvojave dhe organizimit të përbashkët të twining projekteve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit