Në Konferencën e Kryetarëve po diskutohet në lidhje me komisionin e posaçëm parlamentar për dezinformimin, një propozim ky i Partisë Socialiste.
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka deklaruar në mbledhje se Kjo është një tentativë për të spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë.
Deputeti tha se kjo është një tentativë për të ndërhyrë në lirinë e medias dhe është një lëvizje e cila ndjek atë të dështimit të paketës antishpifje.
“Kjo është një tentativë për të spostuar diskurin politik nga aferat e qeverisë.
Por përtej kësaj, ky propozim është problematik. Vjen si një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias.
Vjen pas dështimit të paketës antishpifje, një paketë që u kundështua fort nga ndërkombëtarët.
Ngjan me atë që ka mdodhir në Turqi, mbi fjalën demokraci u bë dhunimi me i fortë i shtyllave të demokracisë. Duhet një reflektim dhe një kujdes i madh.