Gjendet trupi i pajetë i recepsionistit të vrarë në Dhërmi, Eraldo Nevruzi

Mos i humb

Policia ka gjetur trupin e pajetë të recepsionistit të vrarë në Dhërmi, Eraldo Nevruzi 31 vjeç.

I riu që punonte si recepsionist në hotelin “Greccia” në Dhërmi nga Gerald Shehu 43 vjeç, bashkëpronar i hotelit.

Raportohet se trupi i pajetë i 31-vjeçarit u gjet në zonën e Gjipesë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën mes 5 dhe 6 Qershorit. Autori, Gerald Shehu, e vrau me pistoletë dhe i zhduku trupin. Për këtë ai u ndihmua nga dy punonjës të hotelit, Daniel Qosja dhe 30-vjeçari David Larti, të dy banues në Korçë, të cilët janë arrestuar nga policia.

Pas krimit, 43-vjeçari u arratis drejt Greqisë dhe u kap pasditen e së enjtes (6 Qershor) në ishullin e Korfuzit në Greqi.

Ai u arrestua teksa po shkonte në aeroport dhe do të udhëtonte drejt Britanisë së Madhe.

Kujtojmë se Gerald Shehu është i pajisur me dokumentacion të rregullt britanik.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende. Por viktima Eraldo Nevruzi dhe autori Gerald Shehu kanë patur njohje mes tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit