Gjermani, arrihet marrëveshja për koalicionin qeveritar

Mos i humb

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se partnerët potencial për Qeverinë e re të Gjermanisë sot arritën marrëveshje për koalicionin.

Në raportin e publikuar sot në të cilin citohen burime të paemëruara, theksohet se Unioni Kristian Demokratik i Angela Merkel dhe partia e saj simotër Unioni Kristian Social në negociatat me Partinë Socialdemokratike kanë arritur marrëveshje në aspektin e ndarjes së ministrive, duke kaluar mospajtimet e fundit. Shtohet se pas negociatave palët arritën marrëveshje.

Marrëveshja tani do të dërgohet të votohet në anëtarësinë e Partisë Socialdemokratike e cila numëron më shumë se 460.000 persona, që mund të zgjasë me javë.

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani u mbajtën më 24 shtator, ndërsa që nga atëherë janë zhvilluar negociata të vështira mes palëve për formimin e Qeverisë së re.

Ekonomia më e fuqishme evropiane më shumë se katër muaj ka qenë pa Qeveri, që është periudha më e gjatë në historinë e Gjermanisë moderne./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit