Gjermani/ ‘Covid rock’ për të studiuar përhapjen e koronavirusit

Mos i humb

Koncertet Rock nuk zhvillohen vetëm për tu argëtuar por edhe për të kuptuar më mirë mënyrën e përhapjes së Covid -19.

Universiteti Mjekësor i Halle, në Saksoni ka organizuar një koncert Rock me këngëtarin gjerman Tim Bendzko, i cili do të do të mbahet më 22 gusht dhe do të shërbejë për zhvillimin e një modeli matematikor përmes të cilit do të llogariten probabilitetet dhe rreziqet e shpërthimi të koronavirusit.

Projekti kërkimor gjerman quhet “Restart 19” dhe që në muajin korrik kishte marrë mbështetjen e pothuajse 2000 pjesëmarrësve, por departamenti i Infektivologjisë Klinike i Institutit të Epidemiologjisë dhe Informatikës në Halle vazhdoi rekrutimin për të arritur në 4200 vullnetarë dhe është një mënyrë alternative për të kuptuar se si do të duhet të organizohen me siguri të lartë shëndetësore eventet kulturore dhe sportive.

Testi muzikor përfshin tre skenarë: në të parën, pjesëmarrësve do t’u kërkohet të sillen gjatë koncertit si edhe më parë,  pa respektuar rregullat e distancës dhe pikat e hyrjes në arenën e koncertit do të jenë dy.

Në rastin e dytë, do të ketë tetë hyrje dhe jo më shumë se 2 mijë njerëz.

Në të tretën, do duhet të respektohet një distancë prej 1.5 metrash dhe në të gjithë arenën mund të jenë të pranishëm reth 4000 vullnetarë, të cilët gjatë eksperimentit do të mbajnë maskaFFP-2.

Si do të zhvillohet prova “Covid rock”

24 orë para fillimit të koncertit, pjesëmarrësit do të testohen për Covid-19.

“Secili prej tyre do të pajiset me një gjurmues që mat distancën nga pjesëmarrësit e tjerë”- tha studiuesi Stefan Moritzin për radion publike gjermane MDR Jump, kurse “50 sensorë të tjerë do të instalohen në arenë për të identifikuar pikat e kontaktit”.

Të gjithë vullnetarët që do të marrin pjesë në koncert do t’ju kërkohet të përdorin dezinfektues fluoreshent duarsh kurse një sistem gjurmimi do të lejojë shkencëtarët të kuptojnë se cilat zona të arenës muzikore janë më të ekspozuara ndaj rrezikut.

Rezultatet e para të studimit pritet të jenë në dispozicion katër deri në gjashtë javë pas 22 gushtit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit