Qeveria libiane apelon për armëpushim, kërkon zgjedhje presidenciale dhe parlamentare

Mos i humb

Qeveria e Libisë ka shpallur armëpushim dhe ka urdhëruar ushtrinë të ndalojë të gjitha operacionet luftarake.

Qeveria e Pajtimit Kombëtar (GNA), me qendër në Tripoli, tha se “armëpushimi kërkon që zonat Sirte dhe al-Jufra të demilitarizohen në kuadër të marrëveshjeve të sigurisë”.

GNA po ashtu bëri thirrje për zgjedhje presidenciale dhe parlamentare në muajin mars.

Nga ana tjetër, Aguila Saleh, kreu i parlamentit pro-Haftar, kryekomandantit të forcave jolegjitime në lindje të Libisë, u bëri thirrje të gjitha palëve për armëpushim të menjëhershëm.

Ai tha se armëpushimi do ta bëjë zonën Sirte një vend të përkohshëm për një këshill të ri presidencial që do të ruhet nga forcat e policisë nga rajone të ndryshme të vendit.

Kombet e Bashkuara (OKB) përshëndetën nismën e armëpushimit dhe aktivizimin e procesit politik.

Libia është kapluar nga një konflikt që nga rrëzimi i udhëheqësit Muammar Gaddafi në vitin 2011.

Qeveria e re u themelua katër vite më vonë, në vitin 2015, nën një marrëveshje të udhëhequr nga OKB-ja, por përpjekjet për një zgjidhje politike afatgjate deri më tani kanë dështuar për shkak të një ofensive ushtarake nga Haftar-i.

Që nga prilli i vitit 2019, forcat e Haftar-it kanë nisur sulme në Tripoli dhe në pjesë të tjera të Libisë veri-perëndimore, duke rezultuar në mbi 1 mijë vdekje, përfshirë shumë civilë. Haftar ka mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe, Egjiptit dhe Rusisë, ndërsa qeveria e njohur nga OKB mbështetet nga Turqia dhe Katari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit