Gjermani, evakuohet një xhami pas lajmërimit për bombë

Mos i humb

Këln
Një xhami në Pforzheim, në krahinën federale gjermane Baden-Wurttemberg, është evakuuar për shkak të lajmërimit për bombë (AA).

Lajmërimi për bombë në xhaminë Fatih, pranë Unionit Turko-Islam për Çështje Fetare (DITIB) erdh të martën në orët e pasdites, ndërsa është thënë se bomba do të shpërthejë për më pak se një orë.

Lidhur me rastin është informuar policia, e cila për arsye sigurie ka evakuar njerëzit nga xhamia ndërsa janë ndërmarrë edhe masa të larta të sigurisë.

Më tej thuhet se është bllokuar trafiku afër faltores ndërsa është ndërprerë edhe komunikacioni publik.

Pjesëtarët e njësitit theksuan se bëhet fjalë për lajmërim të rremë.

Prokuroria dhe policia ngritën hetim.

Gjithashtu edhe javën e kaluar në këtë xhami u dërgua lajmërim i rrejshëm për bombë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit