VMRO-DPMNE organizoi marsh protestues me moton “Protestë për drejtësi”

Mos i humb

Partia opozitare VMRO-DPMNE sonte organizoi një marsh në Shkup nën moton “Protestë për drejtësi” (AA).

Marshi i opozitës filloi përpara Zyrës së Prokurorit Publik dhe përfundoi përpara Gjykatës Supreme të Maqedonisë së Veriut, me fjalim të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

“Sot ne po protestojmë sepse padrejtësia po bëhet e padurueshme çdo ditë dhe sepse kemi parë pse Zaev luftoi aq shumë për Ligjin e Prokurorisë me të cilin shpreson që materialet audio nuk do të vlejnë”, tha Mickovski. Ai shtoi se “prokuroria dhe gjyqësori nuk guxojnë më të heshtin përpara vrasjes së drejtësisë”.

Në fjalimin e tij, Mickoski u bëri thirrje institucioneve që të fillojnë “një hetim për shpërdorim të pozitës zyrtare” nga kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev.

Protesta e VMRO-DPMNE-së opozitare pasoi pas materialit audio të publikuar nga Antonio Millosevski, deputet i VMRO-DPMNE-së. Sipas tij, në këto materiale ish kryeministri dhe kryetari i LSDM-së Zoran Zaev flet për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe Ligjin për Gjykatën Supreme.

Kujtojmë se më 17 shkurt, LSDM organizoi marsh nën moton “Ecim për drejtësi”.

Marshi i LSDM-së për drejtësi dhe protesta e sotme e VMRO-DPMNE-së zhvillohen në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të caktuara për më 12 prill.

Sipas afateve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor, fushata zgjedhore fillon më 23 mars.

Zgjedhjet e parakohshme janë dakorduar në një takim liderësh të partive politike parlamentare të iniciuar nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, pasi në samitin në Bruksel të mbajtur tetorin e kaluar, vendi nuk e mori datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE shkaku i kundërshtimit të Francës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit