Kuvajti konfirmon katër raste të reja të koronavirusit

Mos i humb

Kuvajti konfirmoi edhe katër raste të koronavirusit të ri, duke e çuar numrin total në nëntë raste (AA).

Ministria e Shëndetësisë tha se rastet e reja u zbuluan në mesin e pasagjerëve që vinin nga Irani që tashmë ishin në karantinë.

Në ndërkohë, Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil njoftoi se të gjitha fluturimet për në Singapor dhe Japoni janë pezulluar për shkak të virusit, i cili zyrtarisht njihet si Covid-19.

Kuvajti të hënën vendosi të anulojë festimet kombëtare dhe garat sportive si pjesë e masave kundër përhapjes së virusit.

Për shkak të llojit të ri të koronavirusit, Kuvajti ka evakuuar rreth 800 qytetarë nga Irani, ku janë raportuar 16 vdekje nga Covid-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit