Gjermani, numri i lënduarve nga përplasja e makinës rritet në 52

Mos i humb

Numri i personave të lënduar një ditë pasi makina u përplas me një grup njerëzish gjatë paradës së karnavalit në shtetin qendror Hessen është mbi 50, theksuan sot autoritetet,(AA).

Policia në një deklaratë tha se 52 persona, mes tyre 17 fëmijë, u lënduan në incidentin në qytetin e vogël Volkmarsen.

Shoferi, një shtetas gjerman 29-vjeçarë, dyshohet se qëllimisht e përplasi makinën në paradën e karnavalit.

Zyra e përgjithshme e avokatit të Frankfurtit tha se shoferi nuk kishte qenë nën ndikimin e alkoolit, por ende nuk kanë përcaktuar nëse ai kishte marrë drogë.

Të hënën mbrëma policia arrestoi një person të dytë që filmoi ngjarjen. I dyshuari fillimisht u hetua për shkelje të së drejtës së privatësisë duke filmuar viktimat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit