Kroaci, rasti i parë i koronavirusit konfirmohet në Zagreb

Mos i humb

Rasti i parë i koronavirusit në vend u konfirmua nga kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, i cili mbajti një konferencë të jashtëzakonshme shtypi me ministrat për këtë teme (AA).

Sot paradite, është konfirmuar rasti i parë i koronavirusit tek një shtetas kroat që ka qëndruar në Milano dhe që ka shenja të lehta të sëmundjes, konfirmoi ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh, duke shtuar se ai ishte një pacient i ri që kishte qenë në Itali që nga 19 deri më 21 shkurt.

“Mirë është që e ngritëm nivelin tonë të gatishmërisë dhe u angazhuam me kohë”, tha Plenkoviç, duke përmendur se opinioni kroat do të informohej me kohë për çdo gjë.

“Ne do të përqendrohemi në kontaktet që kishte i riu”, tha Berosh, duke njoftuar se Kroacia po e ngrit nivelin e saj të gatishmërisë në luftën kundër virusit në një nivel më të lartë.

Sëmundja është e ngjashme me gripin e zakonshëm dhe nuk pritet më shumë dhimbje sesa një infeksion i gripit, tha ministri i shëndetësisë.

Berosh do të vizitojë Italinë sot për të mësuar rreth mënyrave me të cilat Italia përpiqet të parandalojë përhapjen e virusit brenda vendit dhe për të arritur një komunikim më të mirë me vendet fqinje.

Ministri i Brendshëm Davor Bozhinoviç tha se policia kroate ishte e gatshme të marrë të gjitha masat e nevojshme urgjente, si në vendkalimet kufitare ashtu edhe në pjesën tjetër të vendit, sipas modelit të vendeve evropiane si Franca, Britania e Madhe, Gjermania të cilat kanë parandaluar me sukses përhapjen e shpejtë të virusit.

Ende nuk ka rezultate të testimit për nëntë shtetas kroatë që kanë mbërritur nga Italia dhe janë në karantinë në Rijekë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit