Gjermani, protesta kundër vendimit të Trumpit për Kudsin

Mos i humb

Në Berlin të Gjermanisë dje është mbajtur protestë kundër vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili Kudsin e njohu si “kryeqytet të Izraelit”.

Protestën e organizoi Unioni i Grave Palestineze në Gjermani, ndërsa grupi i cili përbëhej prej shumë grave dhe fëmijëve, u mblodh para ndërtesës së ambasadës së SHBA-ve në Berlin.

Gjatë protestave në sheshin “Pariser”, protestuesit ndezën qirinj dhe vendosën një model të xhamisë Al-Aksa, theksuan flamurin turk dhe palestinez, si dhe pankartën “Liri për fëmijët palestinezë”.

Përveç kësaj, protestuesit mbanin edhe fotografi të palestinezëve Ahed at-Tamimi dhe Fawzja al-Juneidi, të cilat përfunduan në burgjet izraelite. Nga protesta u porosit se po shkelen të drejtat e popullit palestinez dhe se shteti pushtues izraelit pamëshirshëm kryen sulme ndaj palestinezëve.

Po ashtu, u theksua se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, duhet urgjentisht të tërheq vendimin me të cilin Kudsin e njeh si “kryeqytet të Izraelit”, se bashkësia ndërkombëtare duhet të mbështesë popullin palestinez dhe doemos duhet të ndalë aktivitetet e Izraelit okupator. Protesta në Berlin, gjatë të cilave nuk pati incidente, përfundoi me leximin e poezive dhe marshim./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit