Trump: Qeveria iraniane duhet të respektojë të drejtat e njeriut

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, në lidhje me protestat e vazhdueshme në Iran ka theksuar se “Qeveria iraniane duhet të respektojë të drejtat e popullit të saj, duke përfshirë të drejtën e shprehjes”.

Trump në llogarinë e tij në Twitter ka bërë disa deklarata në lidhje me Iranin, ku është shprehur: “Vijnë informacione mbi korrupsionin e regjimit dhe protestat paqësore të qytetarëve iranianë të lodhur që pasuria e vendit po shpenzohet për terrorizëm jashtë vendit. Bota po e ndjek këtë proces”.

Pak kohë para deklaratës së Trump edhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, bëri një deklaratë, duke folur për pikëpamjen e SHBA-ve në lidhje me protestat në Iran.

Gjithashtu edhe zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, në një deklaratë bëri të ditur se janë duke ndjekur nga afër ngjarjet dhe se dënojnë arrestimet e ndodhura gjatë ngjarjeve.

“Liderët iranianë, vendin me një histori, dhe kulturë të pasur, e kanë kthyer në një vend eksportues të dhunës, gjakut dhe kaosit, në një vend mashtrues ekonomia e të cilit ka marrë fund. Siç tha Presidenti Trump, populli iranian është ai që dëmtohet më shumë se sa liderët iranianë. SHBA dënon ashpër arrestimin e demonstruesve paqësorë. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të mbështesin haptazi përpjekjet e popullit iranian dhe të drejtat e tyre themelore për t’i dhënë fund korrupsionit”, është shprehur Nauert.

Pas qyteteve iraniane Mashhad dhe Kashmir, protestat kundër regjimit dhe qeverisë së Presidentit të Iranit, Hasan Ruhani, vazhdojnë edhe në qytetin Kirmanshah.

Në pamjet e publikuara në mediat sociale, shikohet se një numër i madh njerëzish morën pjesë në demonstratat në qytetin e Kirmanshah. Theksohet se protestat e organizuara me arsyen e kostos së shtrenjtë të jetesës janë përhapur edhe në qytete të tjera të Iranit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit