Gjermani, shkatërrohet një bombë e Luftës së Dytë Botërore

Mos i humb

Në Këln të Gjermanisë është shkatërruar një bombë e Luftës së Dytë Botërore.

Bëhet fjalë për një bombë 250 kilogramëshe, prodhim britanik.

Nga qyteti i Këlnit theksuan se për shkak të punimeve në deminimin e bombës, kanë evakuar 3.300 persona të cilët jetonin në ndërtesa afër spitalit dhe shtëpisë së pleqve.

Qytetarët e evakuuar përkohësisht janë vendosur në një shkollë në Këln.

Gjatë shkatërrimit të bombës më 13 dhjetor u mbyll komunikacioni në këtë zonë, përfshirë ai hekurudhor dhe ajror.

Në Gjermani ka shumë bomba të pashpërthyera, prej të cilave disa nga Lufta e Dytë Botërore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit