Gjermania kundërshton kërkesën e Polonisë për dëmshpërblime lufte

Mos i humb

Qeveria gjermane ka refuzuar sërish kërkesat polake për dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore, në një notë diplomatike.

“Dokumenti përkatës i Ministrise së Jashtme në Berlin është dërguar në Varshavë më 3 janar”, tha Ministria e Jashtme polake dje në mbrëmje.

“Sipas qeverisë gjermane, çështja e dëmshpërblimeve të luftës është e mbyllur dhe qeveria gjermane nuk ka ndërmend të hyjë në negociata për këtë çështje”, sipas deklaratës.

Në fillim të tetorit, qeveria konservatore nacionaliste e partisë “Ligj dhe Drejtësi” (PiS) të Polonisë lëshoi një notë diplomatike duke kërkuar 1,3 trilionë euro (1,38 trilionë dollarë) si kompensim për dëmin e shkaktuar ndaj Polonisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit nga Gjermania naziste.

Qeveria gjermane ka refuzuar çdo kërkesë për dëmshpërblime.

Për qeverinë gjermane, çështja është mbyllur me “Traktatin Dy Plus Katër” që lejoi Gjermaninë e ribashkuar të bëhej plotësisht sovrane edhe në politikën e jashtme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit