Gjesti i mitrovicasit: I jep para nga xhepi i tij, plakës që i humbi pensioni (Foto)

Mos i humb

Jepi zë e publikoi kërkesën e familjes së një të moshuare që i kishte humbur pensioni, por akoma askush nuk u lajmërua për paratë që i humbën.

Por, një djalosh nga Mitrovica u lajmërua vullnetarisht dhe shprehi gatishmërinë që t’ja jap plakes nga xhepi i tij, aq para sa i kanë humbur.

Ai shkoi në një fshat në dalje të Mitrovicës dhe ia dorëzoi personalisht. Jepi zë ishte në komunikim të vazhdueshëm me personin që ia dha, i cili nuk deshi ta bëjë publik emrin, por edhe me familjen.

Famija e ka konfirmuar se djali nga Mitrovica ia ka dorëzuar gjyshes së tyre paratë, të cilët e falenderuan pa masë.

Sidoqoftë, sa për të konfirmuar gjestin e djaloshit nga Mitrovica, Jepi zë po e publikon fotografinë që ai e ka realizuar me pensionisten, mirëpo po i fsheh fytyrat për të ruajtur privatësinë.

Mirëpo, nëse dikush i ka informacionet lidhur me paratë e humbura, mund të lajmëroheni në numrin: 044 612 402.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit