Gjonaj, marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së gjithmonë do të jenë të forta

Mos i humb

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim anëtarin e Këshillit Bashkiak të New Yorkut, Mark Gjonaj, dhe delegacionin shqiptaro-amerikan. Pas takimit kryeministri Haradinaj shpalosi temat që janë diskutur në këtë takim.

“Unë e kam nderin me nderu Mark Gjonaj me dekoratën e Gjergj Kastriorit, motivacioni është lartësimi i vlerave kombëtare. Mark Gjonaj është i zgjedhuri i popullit në New York. Kemi bisedu shumë tema, prej shqetësimeve të punëve në Kosovë, e kemi edhe një situatë festive, me 3 mars votojnë shqiptarët e Tuzit. I ftojmë të gjithë shqiptarët me votu. Ne shqiptarët në Ballkan ende kemi nevojë për njerëzit tanë në Amerikë që me vazhdu me qendru bashkë”, tha Haradinaj.

Ndërsa anëtari i Këshillit Bashkiak të New Yorkut, Mark Gjonaj theksoi se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës nuk kanë ndryshuar.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së janë të forta dhe gjithmonë do të jenë. Kosova është vend i pavarur dhe po vepron si i tillë”, u shpreh Gjonaj, derisa shtoi se nuk është këtu me mision nga SHBA për heqje të taksës.

“Unë jam këtu si delegacion, jam këtu për të festuar për Kosovën në 11 vjetorin e saj”, tha Gjonaj.

Ndryshe, Gjonaj gjatë ditës do të takohet edhe me liderët e tjerë kosovarë. /KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit