Gjuriç: Do ta formojmë Asociacionin, por jo me rekomandimet e gjykatës në Kosovë

Mos i humb

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, ka deklaruar mbrëmë se Serbia do ta mbështes komunitetin serb në Kosovë që të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Madje, Gjuriq ka shtuar se pos kësaj Asociacioni do të formohet duke mos respektuar fare rekomandimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

“Nuk do ta formojmë një Asociacion që do të jetë bosh (pa kompetenca), nuk do ta shikoni atë film”, ka thënë Gjuriq për RTS, njofton klankosova.

Ai ka shtuar se shqiptarët nuk janë të sinqertë dhe nuk do ta përmbushin detyrimin që në afat prej katër muajsh ta formojnë Asociacionin, ashtu siç ka kërkuar Bashkimi Europian.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit