Gjuriçit i ndalohet të vijë në Kosovë!

Mos i humb

Marko Gjuriçit i ndalohet të vizitojë sot Leshakun në veri të Kosovës.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë Marko Gjuriç ka akuzuar Prishtinën zyrtare se nuk e kanë lejuar të vizitojë sot Leshakun në veri të Kosovës, ku “serbëve duhej t’u dorëzoheshin ndihma”.

Gjuriq tha në një konferencë për shtyp se vizita u paralajmërua në pajtim me marrëveshjen mbi vizitat e zyrtarëve dhe se ky ndalim, sipas tij, nuk ishte rastësi, por “rezultat i nervozizmit të Prishtinës”.

Ai paralajmëroi se presidenti serb Aleksandar Vuçiç do të takohet të premten në Beograd me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe udhëheqësit serbë të institucioneve në Kosovë, me të cilët do të bisedojë për hapat e mëtejmë.

“Të gjithë hapat e mëvonshme do të merren në marrëveshje me përfaqësuesit e zgjedhur të popullit serb dhe përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë,” tha Gjuriç.

Ai uroi Listën Serbe për fitore në katër komunat në veri, duke thënë se Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku të mbeten serbe dhe në lidhje institucionale dhe organike me Serbinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit