Gjykata e Tiranës jep masat e sigurisë për biznesmenët që vodhën shtetin përmes TVSH-së

Mos i humb

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për biznesmenët e arrestuar për aferën me faturat fiktive.

Pesë prej tyre janë lënë në burg dhe  dy arrest shtëpie.

Gjykata ka vendosur vazhdim të masës arrest me burg për personat nën hetim Amarildo Xhuvan Hasrama, Besim Reshit Ruçi, Anxhelo Ruçi, Bledar Gupe dhe  Ajet Aluku.

Zëvendësim të masës së sigurisë arrest me burg ndaj Bledar Vasif Gupes, me masën arrest në shtëpi.

Zëvendësim të masës së sigurisë arrest me burg ndaj Xhersi Riza Sulaj, me masën arrest në shtëpi.

Kompanitë e biznesmenëve kanë lëshuar fatura fiktive duke mos kryer asnjë blerje dhe duke mos ushtruar në asnjë moment aktivitet ligjor.

Kompanitë kanë vjedhur shtetin nëpërmjet skemave të mashtrimit me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, duke prerë fatura fiktive me vlerë rreth 11 mln euro, për të cilat shteti i ka kthyer mbrapsht 2.8 milionë euo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit