Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, Berisha: Do miratojmë rregullat për zhvillimin e primareve para zgjedhjeve lokale

Mos i humb

Partia Demokratike këtë të shtunë ka mbledhur Këshillin Kombëtar për të miratuar rregullat në përputhje me statutin e PD të zhvillimit të primareve para zgjedhjeve lokale.

Sali Berisha tha se  primaret janë sistemi më demokratik që mund të funksionojnë brenda një force politike.

Berisha: Sot miratojmë rregullat në përputhje me statutin e PD, të zhvillimit të primareve për zgjedhjet vendore dhe disa prej tyre janë të njëjta për zgjedhjet e deputetëve. Ne sot në përputhje me vendimet statutore shënojmë një hap të madh si forcë politike e rithemeluar. Unë kërkoj nga ju që termin rithemelim të mos e lexojmë si një meritë e jona. Termin rithemelim duhet ta lexojmë dhe ta kuptojmë si një detyrim madhor i çdo demokrati për të bërë gjithçka që forca jonë politike t’i paraqitet shqiptarëve mbi parimet e saj të vërteta.

Kërkohet një ndryshim i madh në mënyrë që të tregojmë vitalitetin tonë për tu paraqitur si një forcë vërtet e ndryshuar, si një forcë politike që qëndron e përkushtuar ndaj lirisë dhe vlerave të saj për qytetarin shqiptar. duhet të vrasim frikën dhe ajo vritet me fjalën tonë në çdo skaj të Shqipërisë, me qytetarët dhe grupet e interesit.

Berisha u shpreh i bindur se opozita do të fitojë për shkak të “të këqijave që kryeministri i ka bërë vendit.”

Berisha: Nuk ka nevojë Edi Rama të na dhurojë asgjë më shumë se sa të këqijat që i ka bërë këtij populli dhe kësaj qeverie. PD sot është larg në aktivitetet e asaj që duhet të jetë. Kur unë them PD kam parasysh seksionin dhe grup seksionin e PD. Si të jenë ata do të jemi ne. Thelbi i PD para së gjithash është si funksionojnë qelizat tona, njësitë tona, ashtu do funksionojë në thelb partia.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit