Gjykata egjiptiane liron me kusht gazetarin e njohur Hisham Gaafar

Mos i humb

Gjykata në Egjipt ka liruar me kusht gazetarin Hisham Gaafar, i cili në paraburgim kaloi pothuajse 4 vite.

“Gjykata Penale sot në Kajro përmes shqiptimit të ndalesës së paraburgimit liroi Gaafar-in”, tha për AA avokati i gazetarit, Ahmed Madi.

Gazetari i njohur egjiptian dhe kreu i Asociacionit joqeveritar për zhvillim të mediave “Mada”, Gaafar, deri në përfundimin e procesit gjyqësor doemos duhet të paraqitet rregullisht në stacionin policor dhe nuk mund të braktis Egjiptin.

Gaafar është arrestuar në tetor të vitit 2015 dhe dyshohet për lidhje me organizatën e ndaluar Vëllazëria Muslimane. Ai hodhi poshtë këto akuza.

Shumë organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut bënë thirrje për lirimin e gazetarit 53-vjeçar dhe paralajmëruan për shkeljen e të drejtave të tij, por edhe të ligjit egjiptian, i cili parashikon një maksimum prej 2 vjet paraburgim pa kryerjen e procedurave gjyqësore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit