
Ka nisur komisioni për monitorimin e reformës në drejtësi, ku do të zhvillohet një seancë dëgjimore publike për punën e Këshillit të Emërimeve në drejtësi (KED), mbi procesin e vlerësimit në pikëzimin e kandidatëve për në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë dhe plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.
Dvorani shtoi më tej se: Jemi në fazën përfundimtare, por ajo që mban të penguar procesin është se komisioni i pavarur i kualifikimit duhet të përfundojë vettingun për 2 kandidatet gjyqtarë.
Ndërkohë kujtojmë se dje kandidati i 3 gjyqtar që garon për në Kushtetuese, Regleta Panajoti u konfirmua, ndërsa që kandidatët për të cilët po pritet ende janë Ilir Mustafaj, ndaj të cilit është zhvilluar seance dëgjimore dhe çështja ngelet në fazën ku po shqyrtohet kërkesa e tij për dorëheqjen e njërit prej komisionerëve të vettingut, ndërsa kandidates tjetër, Anila Kristani nuk i ka dale emri ende.
“Jemi shumë të kënaqur që pasi ju drejtuam mbi 60 institucioneve për kandidatët ato na u përgjigjën në kohë. Ne presim që megjithë angazhimet e KPK të kemi përfundimin e vettingut për dy kandidatët. Publiku pret që kandidatët që do përgjigjen të kenë integritet dhe moral”, tha Dvorani.


