Gjykata: Ok ekstradimit të Seferit. A rrezikohet precedenti Seitaj?

Mos i humb

Një prej të arrestuarve të operacionit “Vol-vo 4” apelon kundër ekstradimit në Itali. Bëhet fjalë për Hajri Seferin, një prej personave të akuzuar dhe pjesë e dosjes 339, për të cilin drejtësia italiane ka kërkuar ekstradimin.

Më 17 prill, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës pranoi kërkesën për ekstradim të Hajri Seferit, ndonëse ky i fundit dhe avokati Armand Tragaj e kanë kundërshtuar atë. Në bisedë me gazetaren Klodian Lala, avokati Tragaj konfirmoi se ka kërkuar rrëzimin me argumentin se Hajri Seferi është duke u hetuar nga prokuroria për krime të rënda për akuzat e trafikut të narkotikëve kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Dhe për sa sipas tij në shtetin shqiptar ka një hetim të hapur ndaj tij, nuk mund të pranohet kërkesa për ekstradim.

Megjithatë gjykatësi i Durrësit, Paulin Ceraj ka pranuar ekstradimin me argumentin se është në dorën e ministres së drejtësisë, të vendosë nëse do ta dorëzojë përkohësisht personin e kërkuar nga italianët apo do ta pezullojë ekstradimin deri sa të përfundojë hetimi nga Prokuroria për Krime të Rënda.

Rasti sjell në vëmendje një precident të mëparshëm, që u bë shkak për çelje të një hetimi nga ana e prokurorisë së Durrësit, ekstradimi i Nezar Seitajt, i cili aktualisht po gjykohet nga prokuroria e Katania për akuzat e trafikut, grupit të strukturuar kriminal etj.

Nuk dihet nëse do ketë vendim të znj. Gjonaj për të ekstraduar Hajri Seferin, megjithatë gjykata e Durrësit i ka hapur rrugën ekstradimit të Hajri Seferit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit