Gjykimi i puçistëve, i akuzuari pranon se ka shtypur makinat me tank

Mos i humb

Në Turqi, në vijim janë duke u zhvilluar një sërë hetimesh dhe gjykimesh ndaj të dyshuarve për tentimin e grusht shtetit në korrik të vitit 2016, kurse sot në Gjykatën e Stambollit i akuzuari, ish-ushtari Omer Kalin pranoi se gjatë puçit me tank ka shtypur automjetet në rrugët e Stambollit.

Organizata terroriste FETO përmes infiltrimit të ithtarëve të saj në radhët e ushtrisë, policisë dhe institucioneve të tjera turke, më 15 korrik 2016 kreu tentimin e befasishëm të grusht shtetit ushtarak në Turqi, kurse në Gjykatën e 13 Penale në Stamboll në vijim është gjykimi i 67 të pandehurve, duke përfshirë 23 të dyshuar të cilët u ndaluan dhe u arrestuan. Një nga të pandehurit është edhe ish-kreu i Drejtorisë për Siguri, Mirhat Aynaci.

Të akuzuarit ngarkohen për tentativë të pushtimit të Drejtorisë për Siguri në Stamboll dhe për ngjarjet në urën Esenler Birlik, ku u vranë pesë persona dhe u plagosën 30 të tjerë.

Në seancën e sotme në gjykatë në qarkun Bakirkoj, të pranishëm ishin 23 të pandehurit dhe avokatët e Prokurorisë dhe mbrojtjes.

Ish ushtari i akuzuar Omer Kalin ka pranuar se ka drejtuar tankun në rrugët pranë Drejtorisë së Sigurisë në Stamboll dhe se gjithçka kishte filluar pas raportimit nga komanda për kinse sulm terrorist në qytet.

“Dola në rrugën Vatan dhe pash se trafiku zhvillohej normalisht dhe unë nuk mund të lëvizja me tank. Nënkoloneli Fatih Sonmez më urdhëroi që të shtyp gjithçka para meje dhe pastaj mua më bërtiti dhe më kërcënoi edhe kapiteni Serdat Degirmendere. Isha i detyruar të lëviz me tank nëpër rrugë. Shtypja makinat, por nuk kam parë se kishte njerëz në to. Njerëzit ishin pranë rrugës. Isha i shokuar kur dola nga tanku, u ula dhe piva pak ujë. Pesë muaj më vonë në burg mësova se kishte të vdekur dhe të plagosur”, tha Kalin, i cili akuzohet për vrasjen e të paktën katër personave dhe plagosjen e disa njerëzve.

Në vijim të seancës janë mbajtur dhe ekzaminime të tërthorta gjatë së cilës i akuzuari Kalin tha se nuk ka ditur se në çfarë mënyre përkohësisht të deaktivizojë tankun dhe të parandalojë zbatimin e urdhrave të eprorëve.

Gjithashtu i dyshuari i arrestuar, ish-kapiteni Deginmendere u përpoq të mohojë pretendimet e Kalin dhe tha se ai nuk ka mundur të dëmtojë edhe nëse ndalonte tankun para se të dalë në rrugë, kurse Kalin reagoi ashpër ndaj kësaj.

“Ke bashkëpunuar me Fatihun. Kishit armë, keni gjuajtur. Unë jam një ushtar i thjeshtë dhe si i tillë përpiqem të zbuloj të vërtetën. Tani paturpësisht edhe mohoni krimet. A nuk keni frikë nga Zoti? Më mirë është poqëse i frikësohen Atij, se sa që frikësoheni nga burgu”, tha Kalin.

Ish-nënkoloneli i akuzuar, Fatih Sonmez, akuzohet se ka vrarë të paktën një person me armë zjarri gjatë tentimit të grusht shtetit në Stamboll.

Në mesin e të akuzuarve është edhe ish-drejtuesi i Drejtorisë për Siguri në Edirne, Ismail Uguz i cili gjithashtu është pjesëmarrës në përpjekjen për pushtimin e Drejtorisë së Stambollit.

Aktakuza përmban regjistrime të shumta, dokumente, xhirime dhe skenogramë të bisedave të fshehta të cilat kanë zhvilluar puçistët e akuzuar gjatë përpjekjes së grushtit ushtarak.

Të gjithë të akuzuarit akuzohen për tentim të përmbysjes së rendit kushtetues të Turqisë, bllokimin e punës së parlamentit, tentim të përmbysjes së qeverisë dhe anëtarësim në organizatë terroriste. Prokuroria kërkon shqiptimin e dënimeve të shumëfishta të burgimit të përjetshëm për të gjithë të akuzuarit.

Me në krye Fethullah Gülen, organizata terroriste FETO u përpoq të kryejë grusht shtet ushtarak në Turqi në korrik të vitit 2016 përmes ithtarëve të saj të infiltruar brenda institucioneve, ku të paktën 250 persona ranë dëshmorë. Turqia më pas nisi një luftë masive kundër kësaj organizate që ishte krijuar dekada më parë dhe nën petkun e programeve fetare ka abuzuar me ndjenjat fetare të njerëzve me qëllim të realizimit të planeve terroriste./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit