Rusia kërkon ndihmë nga Turqia për gjetjen e rrënojave të avionit të rrëzuar

Mos i humb

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë bëri të ditur se ka kërkuar ndihmë nga Turqia për gjetjen e rrënojave të avionit luftarak rus Su-25, i cili u rrëzua në Siri.

Në një deklaratë me shkrim nga kjo ministri thuhet se hetimet që do të kryhen në rrënojat e avionit luftarak Rus Su-25 të rrëzuar më 3 shkurt në Idlib do të kenë rëndësi të madhe për gjetjen e autorëve të sulmit.

“Për zbulimin e tipit të predhës së përdorur për rrëzimin e avionit, vendit të prodhimit të saj dhe rrugës së dorëzimit të saj në Siri, duhet që rrënoja të ekzaminohet në mënyrë të detajizuar”, thuhet në deklaratë.

Ministria ruse e Mbrojtjes të shtunën tha se një avion rus Su-25 ishte rrëzuar gjatë fluturimit në rajonin për deskalimit Idlib ku edhe piloti ka humbur jetën.

Në javën e fundit regjimi i Bashar al Asadit dhe avionët e Rusisë në Siri në objektiv të sulmeve ajrore të tyre në zonën e deeskalimit Idlib kanë vendosur xhamitë, vendbanimet dhe kampet e refugjatëve, ku si pasojë të këtyre sulmeve kanë humbur jetën dhjetëra civilë.

Trupi i pajetë i pilotit rus mbërrin në Rusi

Trupi i pajetë i pilotit të avionit rus i cili u rrëzua në Siri ka mbërritur në Rusi me ndihmën e ofruar nga Turqia.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria ruse e Mbrojtjes thuhet se trupi i pajetë i pilotit, Filip Romanov, të avionit luftarak rus Su-25, i cili u rrëzua në Siri, ka mbërritur në Rusi.

Në deklaratën ku bëhet e ditur se trupi i pilotit është dërguar në Rusi me ndihmën e ofruar nga Turqia, thuhet se Romanov do të varroset me një ceremoni e cila do të mbahet me 8 shkurt në qytetin Voronej të Rusisë.

Ministria ruse e Mbrojtjes të shtunën njoftoi se një avion luftarak rus Su-25 ishte rrëzuar gjatë fluturimit në rajonin për uljen e tensioneve në Idlib ku edhe piloti ka humbur jetën.

Në javën e fundit, regjimi i Bashar al-Asadit dhe avionët e Rusisë në Siri në objektiv të sulmeve ajrore të tyre në zonën e deeskalimit Idlib kanë vendosur xhamitë, vendbanimet dhe kampet e refugjatëve, ku si pasojë të këtyre sulmeve kanë humbur jetën dhjetëra civilë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit