Gjylameti fton opozitën: Të rishikojmë të gjithë bashkë skemën e pensioneve

Mos i humb

Deputetja e Partisë Socialiste Blerina Gjylameti, nga foltorja e Kuvendit, i bëri ftesë sot opozitës të bashkëpunojë për reformën e pensioneve.

Sipas Gjylametit, gropa financiare që opozita la tek sistemi i pensioneve, kur u largua nga pushteti në vitin 2013, e ka vendosur këtë sektor në vështirësi.

“Unë besoj që, nëse ka një element për të cilin do duhet që të gjithë të ulemi bashkë, është të rishikojmë të gjithë bashkë skemën e pensioneve. Besoj që duhet parë. Dhe ka një gjë, ka një element, e nderuar kolege”, tha Gjylameti.

“Në 2013-ën kur u larguat nga pushteti latë një gropë financiare, latë një sistem pensionesh totalisht në krizë. Sot flisni se si duhet të jetë pensioni. Asokohe e latë në një moment ku nuk dinit nëse i paguanit dot pensionet. Shifrat janë kokëforta, s’të lejojnë të manipulosh sa herë që mundesh”, nënvizoi Gjylameti.

Qëndrimi i deputetes të Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti u artikulua gjatë diskutimeve për Aktin Normativ të Qeverisë për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2024. Në aktin normativ parashikohet me 4 miliardë lekë të biznesit fason.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit