“Gjyqësori çek nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”

Mos i humb

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka njoftuar se refuzimi i kërkesës për arrestimin e ish-bashkëkryetarit të organizatës terroriste të PYD/PKK-së Salih Müslüm nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe përgjegjësinë e luftës kundër terrorizmit.

Në një deklaratë nga MPJ e Turqisë thuhet se “Refuzimi i kërkesës tonë nga gjykata e Çekisë për arrestimin e përkohshëm të ish-bashkëkryetarit të organizatës terroriste PYD e cila në Siri është degë e organizatës terroriste PKK/KCK, tregon se gjyqësori çek nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe përgjegjësinë e luftës kundër terrorizmit”.

Ndër të tjera në deklaratë tërhiqet vëmendja se PYD-ja në Siri është strukturë e PKK-së e cila njihet si organizatë terroriste edhe nga Bashkimi Evropian ku Çekia është anëtare.

“Vendimi i gjykatës çeke për lirimin e Salih Müslüm në vend që ta arrestonte atë, ka treguar se ajo nuk ka marrë në konsideratë faktin se dhjetra civilë të pafajshëm kanë humbur jetën në sulmet terroriste dhe dhimbjet e familjarëve të tyre”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Çekia ka dhënë një shembull të ri se sa i pasinqertë dhe se sa larg besueshmërisë është retorika për luftën kundër terrorizmit në Evropë” thuhet më tej në deklaratën e MPJ së Turqisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit