“Godet” sërish ministrja e Bujqësisë: Do çojmë panele diellore në stane

Mos i humb

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca deklaroi sot, 4 ditë pas “premtimit” për krijimin e “akademisë së barinjve”, se do të dërgojnë panele diellore në stane.

Këtë nismë Krifca tha se e ka ndërmarrë që në 2018 kur ishte drejtoreshë e AZHBR dhe do të vijojnë ta mbeshtësin sipas saj që t’u lehtësojnë jetën profesionistëve në këtë fushë. Deklarata e saj u bë gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë.

“Që në periudhën si drejtoreshë e Azhbr jam konsuluar me bujqësori dhe ne donatorë, Gizi ka qenë një partner ne kemi filluar që në 2018 të mbështesim stanet me infrastrukturën e nevojshme dhe me panele diellore që të lehtësojmë jetën e këtyre profesionistëve në fushën e vetë dhe është një program që do të vazhdojmë ta përforcojmë pikërisht për të ruajtur traditën në fusha të tilla.

Kjo nuk është vetëm e shprehur në blegtori dhe në zanatin e barinjve por edhe në zanate të tjera të fermerëve të rinj që i bashkohen trupës së bujqësisë, do kemi mundësi në vijim të shpalosim programin më tutje”, tha Krifca.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit