Manja: Gjobëvënësit me maskën e shtetit do përballen me drejtësinë! Denonconi, na vini në provë!

Mos i humb

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një deklaratë për mediat pohoi se do të vihen para ligjit të gjithë ata inspektorë në terren që nuk zbatojnë ligjin.

Duke marrë shkas nga denoncimi i një qytetari në Fier, Manja tha se raste të tilla nuk do të lejohen, ndërsa iu bëri thirrje atyre që mos të bien pre e kërcënimeve të inspektorëve që kërkojnë lekë.

“Procesi anti-korrupsion do të jetë transparent dhe tolerancë zero për këdo që do të na dalë përpara.

Qytetarët nuk duhet të kenë frikë të denoncojnë , na kanë në krah sepse nëse zgjatet zinxhiri i heshtjes zgjatet edhe litari.

Një qytetar është vendosur në presion nga disa inspektorë të AKU në Fier, por nuk ka rënë pre e presionit.

Sot gjobëvënësit me maskën e shtetit , por që nuk e përfaqësojnë shtetin do të përballen me drejtësinë dhe nuk do ta kenë të lehtë.

Do të vendoset kallëzim edhe për drejtuesit e tyre. Është shoqëruar dhe me pamje filmike dhe inspektorët janë me emër dhe mbiemër. Uroj që Prokuroria të vendoset në lëvizje”, tha Manja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit