Grabitet me armë zjarri filiali i postës Shqiptare në Gjirokastër.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku autori ka hyrë në zyrën e Postës Shqiptare dhe ka tërhequr një sasi të hollash te sporteli ku ndahen pensionet, nën kërcënimin e armës.
Raportohet se pak minuta pas grabitjes, autori është arrestuar nga policia. Në pranga ka rënë 32-vjeçari nga Vlora, A K.
Siç mësohet pasi ka tërhequr të hollat, i riu vlonjat, që ishte emigrant në Greqi, është larguar me shpejtësi në drejtimin e poshtëm të qytetit.
Menjëherë, policia është vënë në lëvizje, duke e prangosur në zonën e ish-Poliklinikës, në lagjen Meçite, dhe e ka shoqëruar në komisariat.


