Grabitet “Xhamia e Larme” në Tetovë

Mos i humb

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë bën të ditur se është grabitur Xhamia e Larme në Tetovë.

Siç informon policia, gjatë mbrëmjes së 21 janarit dhe mëngjesit të 22 janarit, një person i panjohur ka kryer grabitje në objektin e lartpërmendur fetar.

“Kryerësi i veprës ka hapur derën me forcë, është futur në brendi të xhamisë duke shkuar tek kutia e donacioneve nga e cila ka marrë paratë (rreth 500 denarë, pesë euro dhe pesë lira turke) pas çka është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Natën e njëjtë mes 21 dhe 22 janarit, një person tani për tani i panjohur ka tentuar të grabisë xhaminë e Rinisë.

“Kryerësi ka hapur me forcë njërën dritare të xhamisë dhe është futur brenda, por pas aktivizimit të alarmit ka ikur në drejtim të panjohur”, njofton MPB, e cila thotë se është duke punuar për gjetjen e autorëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit