Protestë dhe për ekonominë, Basha: 290 mijë shqiptarë, në mjerim absolut

Mos i humb

Lulzim Basha vijon turin e takimeve për përgatitjen e protestës së 27 janarit. Por ajo që u paralajmërua si një protestë në emër të drejtësisë së pavarur, por i lë vend gjithmonë e më shumë argumenteve ekonomikë të zotit Basha, që mesa duket janë më të ndjeshëm për të mobilizuar masat.

U paralajmërua si një protestë në emër të një drejtësie të pavarur kjo e 27 janarit, por opozita po thekson ditë pas dite dimensionin e saj ekonomik.

Në takimin e Laprakës, shpërndarë për median nga Partia Demokratike, Lulzim Basha tha se një dëshmi e gjendjes së rëndë ekonomike të shqiptarëve është shitja e gjakut nga prindërit për të siguruar bukën e fëmijëve.

“Është gjendja e mijëra prindërve shqiptarë, e 290 mijë shqiptarëve. Mjerim absolut. Nuk arrijnë dot të blejnë bukën e gojës për fëmijët e tyre. Po si mund t’i thotë vetes kryeministër, që shikon këtë gjendje dhe e zgjidh qesen, për çfarë? Për 400 milionë lek makina”, u shpreh Basha.

Në një reagim për video-konferencën e kryeministrit Rama me naftëtarët e kompanisë Armo, Basha akuzoi direct kryeministrin si përfitues të 50 milion eurove taksa të papaguara.

“Se Beso është fasada, siç ka qenë gjithmonë. Ato 50 milionë euro do të mjaftonin për të paguar 3 vjet e gjysmë 1 200 familjarë, që përpara se të jenë naftëtarë, janë baballarë, janë kryefamiljarë që mbajnë me ato para fëmijët e tyre, familjet e tyre”, u shpreh Basha.

Basha deklaroi se situata në vend e ka burimin tek blerja e pushtetit nëpërmjet krimit dhe se zgjidhje sipas kreut demokrat është largimi i kryeministrit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit