Greqi, arrestohen dy gazetarë gjermanë

Mos i humb

Në Greqi janë arrestuar dy gazetarë gjermanë të cilët janë kapur në zonën e ndaluar ushtarake në kufirin e Greqisë me Turqinë.

Sipas lajmit të “Kathimerinit” mësohet se janë dërguar në prokurori dy gazetarët, të cilët theksohet se punojnë për kanalin gjerman ARD në rajonin Dimetoka në kufi.

Për dy gazetarët, ku njëri është grua, të moshës 31 dhe 33 vjeç theksohet se ka kaluar në veprim ambasada gjermane në Athinë.

Në anën tjetër, theksohet se gazetarët në deklaratat e tyre në polici janë shprehur se po punonin mbi një lajm në lidhje me turqit që kthehen nga Gjermania në Turqi në mënyrë të paligjshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit