Greqi, në fund të vitit 2017 papunësia shënoi rritje

Mos i humb

Norma e papunësisë në Greqi, në tremujorin e fundit të vitit 2017, duke u rritur në krahasim me tremujorin paraprak, është regjistruar në nivelin 21.2 për qind.

Sipas të dhënave të publikuar nga Instituti i Statistikave të Greqisë (ELSTAT), në normën e papunësisë në tremujorin e katërt të vitit 2017, është regjistruar një rritje në krahasim me tremujorin paraprak që ishte 20.2 për qind.

Ndërsa numri i të papunësuarve në fund të vitit 2017 është 1 milion e 6 mijë. Norma e papunësisë ka treguar ulje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Papunësia tek gratë është regjistruar në nivelin 26.1 për qind, ndërsa tek të rinjtë 20-24 vjeç, 42.3 për qind.

Greqia është vendi me normë të papunësisë më të lartë në Eurozonë. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit